Lajme

Visar Ymeri: Vetëm Vetëvendosjen e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale

Autori: Gazeta inFokus 16:15 | 24 November 2017

Pas arrestimit që u është bërë sot deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, kreu i tyre Visar Ymeri ka reaguar menjëherë duke e shprehur kështu mllefin e tij kundër kësaj qeverie.

Ymeri është shprehur se të njëjtit që dje i dënuan aktivistët pa asnjë faj dhe pa asnjë provë dhe bazë, sot po të njëjtit dënuan me 30 ditë paraburgim deputetët Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albin Kurtin, shkruan Infokusi.com

“Prapë Beqir Kalludra, prapë Klani Pronto me shokë e paterica” ka shkrua Ymeri në faqen e tij në Facebook.

-Advertisement-

Sipas tij, ky është një persekutimi që është drejtuar kundër Vetëvendosjes.

“Persekutimi është i drejtuar kundër Vetëvendosjes, sepse vetëm Vetëvendosjes e kanë pengesë në ndërmarrjen e tyre kriminale, sepse janë kundër vullnetit popullor”, ka shkruar Ymeri.

Ai po ashtu është shprehur se të njëjtit po duan t’ua vjedhin fitoren qytetarëve në zgjedhjet lokale.

Përjetësisht kundër krimit, ka shtuar në fund Ymeri./Infokusi.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera