Lajme

Visar Ymeri: Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:23 | 27 April 2017

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Ymeri thotë se lajmi për lirimin e Ramush Haradinaj është lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar.

Ky është shkrimi i plotë:

“Lajmi për lirimin e Ramush Haradinajt është një lajm i mirë për Kosovën dhe kombin shqiptar. Ndalimi në Francë dhe mbajtja e tij për muaj të tërë ishte padrejtësi jo vetëm ndaj Ramushit, por ndaj gjithë luftës çlirimtare të UÇK-së.
Republika e Kosovës është shtet i pavarur nga Serbia. Fletë-arrestet e kësaj të fundit ndaj gjithë atyre që luftuan për çlirimin e Kosovës duhet të marrin fund. Qeveria duhet ta kërkojë urgjentisht një gjë të tillë” ka përfunduar Ymeri.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera