Lajme

Visar Ymeri: Albin Kurti i theu hundët që në betejën e parë

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 03 April 2021

Ish-kryetari i Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka reaguas pas tërheqjes së Qeverisë për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhje, duke thënë se poolitikisht ai i theu hundët që në betejën e parë.

Sipas Ymerit, arsye për këtë është sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar.

“Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e Ligjit për Zgjedhjet sikur themelin e avansimit të të drejtave për mërgatën. Tash që Kurti u tërhoq, a i bie se edhe ai u vendos në anën e kundërshtarëve të këtyre të drejtave?

-Advertisement-

Apo thjeshtë politikisht i theu hundët që në betejën e parë. Dhe arsyeja për këtë: sepse e zgjodhi betejën e gabuar në kohën më të gabuar”, ka shkruar Ymeri.

Çfarë humbje e turpshme. Dhe e panevojshme.

Deri sot paradite, Kurti dhe telallët e tij e paraqisnin amandamentimin e…

Posted by Visar Ymeri on Saturday, 3 April 2021

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera