Lajme

Virusi që shkaktoi miliarda dollarë dëme, SHBA akuzon Korenë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 12:48 | 19 Dhjetor 2017

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Korenë e Veriut si përgjegjëse direkte për virusin “WannaCry”, që në muajin maj infektoi kompjuterat dhe sistemet e spitaleve, biznesve dhe bankave në mbarë botën.

Besohet se nga ky virus u infektuan mbi 300 mijë kompjutera në 150 vende të ndryshme të botës, duke shkaktuar një dëm prej miliarda dollarësh. Vendi më i goditur ishte Rusia, ku infektimi çoroditi sistemin postar.

Këshilltari i Donald Trump, Thomas Bossert adresoi gishtin nga Koreja e Veriut gjatë një interviste dhënë për “Wall Street Journal”.

-Advertisement-

“Akuzat janë të bazuara mbi provat që kemi grumbulluar edhe nga qeveritë dhe partnerët tanë anembanë botës”, tha Bossert.

Kjo është hera e parë që Peniani akuzohet direkt nga Shtetet e Bashkuara si autore e virusit, ndërsa në nëntor Britania e Madhe doli me një deklaratë ku thoshte se ishte “thuajse e sigurtë” që pas sulmit fshihej vendi komunist.

Shënjestër e virusit ishin kompjuterat me sistemin Windows. Menjëherë sapo depërtonte në sistem, “WannaCry” enkriptonte (kodonte) të gjithë përmbajtjen dhe në ekran shfaqej një mesazh ku kërkohej kryerja e një pagese për të rifituar aksesin e kompjuterit.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy