Lajme

Virusi i Nilit Perëndimor në rajon, IKSHPK-ja apelon për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 29 August 2019

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se virusi i Nilit Perëndimor është përhapur në Ballkan edhe pse në Kosovë nuk ka ende ndonjë rast të raportuar.

Ky institut përmes një njoftimi për media, të mërkurën, ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave dhe ka dhënë këshillat se si të trajtohet sëmundja e virusit Nil, shkruan sot “Koha Ditore”.

IKSHPK-ja në këtë njoftim ka shkruar se virusi i Nilit Perëndimor mund të shkaktojë sëmundje fatale neurologjike te njerëzit. Ka thënë se përafërsisht 80 për qind e njerëzve që janë të infektuar nuk tregojnë asnjë simptomë dhe se transmetohet tek njerëzit kryesisht nëpërmjet pickimit të mushkonjave të infektuara.

-Advertisement-

“Mushkonjat infektohen pasi ushqehen me gjakun e zogjve të infektuar, të cilat qarkullojnë virusin në gjakun e tyre për disa ditë. Virusi përfundimisht futet në gjëndrat pështymore të mushkonjave. Gjatë konsumimit të mëvonshëm të gjakut (kur mushkonjat thumbojnë), virusi mund të injektohet në njerëz dhe kafshë, prej ku shumëzohet dhe mund të shkaktojë sëmundje”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera