Lajme

Virusi i Nilit Perëndimor, IKSHPK bën thirrje për kujdes nga pickimi i mushkonjave

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 25 July 2024

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka dalë me një thirrje për qytetarët që të kenë kujdes nga pickimi i mushkonjave për shkak të virusit të Nilit Perëndimor që shkaktohet te njerëzit kryesisht nga pickimi i tyre.

“Virusi i Nilit Perëndimor, i cili shkakton sëmundje sezonale të muajve të verës, ka bërë që ekspertë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, të shtojnë gatishmërinë në parandalimin e shfaqjes së sëmundjes.  Në Kosovë nuk ka raste të raportuara të Virusit të Nilit Perëndimor, por duke pasur parasysh se raste të këtij virusi janë regjistruar në disa vende të Evropës si në Spanjë, Itali, Greqi dhe në rajon gjithashtu, IKSHPK bën thirrje për kujdes të qytetarëve dhe parandalim të infeksioni që tek njerëzit kryesisht është rezultat i pickimit nga mushkonjat e infektuara”, thuhet një thirrje e Institutit.

Gjithashtu, IKSHPK ka ndarë përmes infografikave në vijim për qytetarët informacionet dhe rekomandimet lidhur me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera