Auto&Tech

Viruset që hyjnë në smartfonë përmes pornografisë

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 06 Shkurt 2018

Kërkimi i materialeve porno përmes smarfonëve Android mund të jetë një ide e gabuar.

Një në katër viruse që prekin aparatet e platformës Android fshihet pas materialeve me drita të kuqe.

Konkluzioni del nga një raport i “Kaspersky Lab”, sipas të cilit vitin e kaluar 1,2 milionë përdorues Android janë përballur të paktën një herë me probleme për shkak të hyrjes në materiale pornografike.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për rreth 4.9 milionë përdorues, aparatet e të cilëve janë prekur në forma të ndryshme nga viruset kompjuterike.

Ky fenomen ka përmasa më të mëdha sesa ai që prek admiruesit e pornos nëpërmjet kompjuterit.

Analiza e Kaspersky-t është përqendruar vetëm te Android, sistemi operativ më i përhapur në botë.

Pjesa më e madhe e viruseve është i ashtuquajturi “Clicker”, një program për ë hapur faqet online, i cili regjistrohet në shërbime të ndryshme pa dijeninë e përdoruesit, duke bërë të mundur vjedhjen e parave, të dhënave dhe konsumimin e baterisë. /tema/.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy