Lajme

Virologia e njohur italiane: Virusi nuk do të largohet gjatë verës, por ne do t’ia dalim

Autori: Gazeta inFokus 09:42 | 05 April 2020

Virologia e njohur italiane, Ilaria Capua ka thënë se ekzistojnë zero mundësi që koronavirus të zhduket me verën.

Në një video live në Instagram, bashkë me kryetarin e Komunës së Firencës, Dario Nardella, Capua tha:“Ky është një fenomen epokal. Jemi përballë një emergjence mjekësore, por nuk është një tunel i pafund. Do të dalim prej tij, edhe pse të gjithë do të jemi ndryshe.”, informon dritare.net

Duke iu referuar virusit Sars, Capua përsëriti se në atë rast:”Ai u zhduk në verë, por jo për shkak të nxehtësisë. Sars u ndalua nga kontrolli dhe jo nga nxehtësia.”

-Advertisement-

Capua flet gjithashtu edhe për pandeminë e Gripit Spanjoll. Ajo thotë: “Pandemia Spanjolle u desh dy vjet që të udhëtonte nëpër botë, shkoi në këmbë te anijet. Koronavirus nuk është një virus superrezistent, në të vërtetë është i brishtë, por ai transmetohet me lehtësi të madhe.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera