Sport

Virgil Van Dijk nisë vrapimin, gëzohen tifozët e Liverpoolit

Autori: Gazeta inFokus 17:56 | 29 April 2021

Mbrojtësi i Liverpoolit, Virgil Van Dijk, është duke u rikuperuar nga lëndimi i rendë që e pësoi me 17 tetor të vitit të kaluar, shkruan Gazeta inFokus.

Holandezi u lëndua në takimin që ‘The Reds’ e luajtën ndaj Evertonit dhe që nga ajo kohë nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje me ekipin e drejtuar nga Klopp.

Ai tashmë ka filluar vrapimet në fushë dhe ky fakt i ka gëzuar tejmase tifozët e Liverpoolit, pasi ekipi i tyre i zemrës ka vajtur gjatë gjithë sezonit mungesën e tij.

-Advertisement-

Më poshtë keni postimin e Van Dijkut, ku shihet duke vrapuar./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera