Rozë

VIP-at shqiptarë që agjerojnë muajin e Ramazanit

Autori: Gazeta inFokus 11:28 | 26 May 2017

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, fillon nesër në ora 2:50 të mëngjesit, dhe do të zgjasë për 30 ditë rresht.

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin, i nënshtrohen rregullave të Islamit.

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët e aktorët, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

-Advertisement-

Magazina.al iu sjell disa nga emrat e këngëtarëve që agjëruan Ramazanin vitin e kaluar dhe që besohet se do ta bëjnë edhe këtë vit, që janë një pjesë e mirë e këngëtarëve si: Leonora Jakupi, Violete Kukaj, Jericho,Sidrit Bejleri, Gili, Big Mama, Adrian Gaxha, Lindon, Shpat Kasapi, Çiljeta Xhillaga, Zajmina Vasjari etj.

Ndërkohë këngëtarja Arta Bajrami, vitin e kaluar kishte treguar se nuk ka arritur të agjërojë Ramazanin pasi ishte shtatëzënë në pritje të fëmijë së dytë, e në të njëjtën situatë ishte edhe këngëtarja Teuta Kurti e cila nuk arriti të agjërojë pasi ishte në pritje të binjakëve.

Poashtu të devotshëm ndaj besimit Islam janë edhe disa nga reperët shqiptarë si Ledri Vula, Don Arbas, Lyrical Son, Mc Kresha, Gold Ag të cilët megjithëse të angazhuar me koncerte përsëri e kanë gjetur mënyrën për të agjëruar.

Në mesin e të famshmëve që do të agjërojnë janë edhe aktorët Naser Rafuna dhe Dardan Gashi etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera