VIP-at në Dubai për pushime, juristja seksi rrëfen eksperiencën e saj: E vështirë…

Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 08 March 2021
Dubai ka qenë “arratia” e disa personazheve të famshëm për të pushuar në këtë periudhë pandemie.
Udhëtimin në destinacionin e largët e ka bërë dhe modelja e njohur Rovena Domi, rrëfen impresionet e saj.
Si një shpirt i dashuruar me udhëtimet, ish-Missi i “Queen of the World 2010” në Nurburgring të Gjermanisë, rrëfen se si është të udhëtosh me testin e “Covid-19” si garanci në vajtje e ardhje, shqiptarët e njohur që përshendetet në udhëtimet e saj dhe planet e juristes me diplomë.
Në Dubai për pushime, si është të udhëtosh në kohë pandemie?
Në këtë periudhë është e vështirë të udhëtosh, sidomos në destinacione të largëta pasi të kërkojnë testin e Covid-19 në vajtje dhe në kthim. Mund të themi që nuk është periudha e duhur për pushime verore, siç unë bëra në Dubai në sezon dimri.
Udhëton shpesh drejt Dubait, dhe ndodh që shkëmbehesh me njerëz të njohur nga Tirana?
Ishte hera e dytë e udhëtimit tim drejt Dubait, ndërsa si tranzit e kam përdorur shpesh. Shkëmbimi në distancë me ta mund të themi, ose një përshëndetje në mënyrë miqësore.
Si të duken njerëzit atje dhe a kanë ndonjë përshtypje specifike për vajzat shqiptare?
E them me plot bindje dhe në mënyrë shumë të sinqertë që janë njerëz dhe popull tej mase i kulturuar dhe paqedashës. Përshtypja e tyre për vajzat shqiptare mendoj se është pozitive, por njëkohësisht në mënyrë individuale është relative.
Nëse do të zgjidhje një vend për të jetuar jashtë Shqipërisë, mbi cilin do ta vendosje gishtin në hartën e botës?
E kam thënë dhe e them, Milano është qyteti im i preferuar. Më pas vjen Gjermania ose Viena. Këto qytete në Europë më pëlqejnë për të jetuar.
Duket bukur nga jashtë, por është e vështirë të menaxhosh jetën nga një udhëtim në tjetrin dhe se si ia del?
Është e vështirë, sidomos kur udhëtoj vetëm dhe e pashoqëruar nga askush.
Nga gjithë kufizimet e pandemisë, cili kufizim të duket më i papërballueshëm?
Dihet që për çdo qytetar është karantinimi, kufizimi më i vështirë pasi është le të themi izolim për një person, kufizim nga çdo liri lëvizjeje.
Të ka ndodhur që ke krijuar miqësi të reja në avione me djem apo vajza të pasur nga Shqipëria, që udhëtojnë në destinacione të bukura?
Jo, nuk më ka ndodhur, por nuk paragjykoj askënd.
Ka disa që thonë që paraja s’të bën të lumtur, po ti ke të njëjtin mendim apo je në anën e atyre që mendojnë të kundërtën?
Unë them në përgjithësi që gjërat e bukura të bëjnë të lumtur e të bëjnë të ndihesh krenare për çdo gjë pozitive që të rrethon.
Çfarë plani po bën për të qenë një femër me pushtet?
Unë me profesion jam juriste. Arsimimi im ky është, të cilin e adhuroj, por nuk ndihem ende gati për t’iu rikthyer punësimit në shtet.
Bukuria të hap dyert apo ta vështirëson jetën duke qenë se të gjithë mund t’i kenë sytë te ty?
Imazhi i pastër dhe i bukur të ndihmon shumë si fillim, por nuk është gjithçka për të mposhtur të gjitha sfidat e jetës. Vëmendja nga publiku kurrë s’më ka munguar e s’do më mungojë. Për këtë jam e bindur, pasi kur të vlerësojnë, ke edhe vëmendje.

Të tjera
-
Ymeri dorëzon kërkesë për hetim në Prokurorinë Speciale: Dyshime për manipulim të tregut të energjisë dhe luftë ekonomike nga Serbia ndaj Kosovës
Inxhinierja Janina Ymeri ka bërë të ditur se ka dorëzuar një kërkesë formale ...
-
Indeksi Global i Paqes 2025: Kosova bie për 3 pozita
Organizata prestigjioze “Instituti për Paqe dhe Ekonomi” me 19 qershor të kët...
-
Meloni dhe Macron thirrje SHBA-së: Tarifat janë pa sens
Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni dhe presidenti francez Emmanuel Macron...
-
“I kam thënë jo Borisit, jo Rishit”, Rama kritikon Britaninë në The Guardian: Po kërkon ku të hedhë emigrantët
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë të parë për mediat ndë...
-
Ambasadori i BeH-së mbi evakuimin dramatik nga Irani: Një armëpushim nuk është paqe
Ambasadori boshnjak në Iran, Nijaz Çardaklija, ka ndarë rrëfimin e tij për ev...
-
Faton Peci sot bëhet zyrtarisht kandidat i LVV-së për kryetar të Mitrovicës
Faton Peci, ministër në detyrë i Bujqësisë, do të zyrtarizohet sot si kandida...
-
Koci i shkruan letër Albin Kurtit
Avokati i njohur kosovar, Arianit Koci i ka shkruar një letër kryeministrit n...
-
Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, e krahasoi të mërkurën presid...
-
22 persona u lënduan në aksidente, 30 persona u arrestuan për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore për të mërkurën, ku theksoh...
-
Agim Bahtiri: Largohem nga VV nëse bëjnë koalicion me PDK’në, mendim personal
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agim Bahtiri, kundërshton çdo ide për lidhj...
-
PDK dhe VV në koalicion?
Anëtarët e Partisë Demokratike të Kosovës janë deklaruar lidhur me një mundës...
-
Gjashtë raste të dhunës në familje për një ditë në Kosovë
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjas...