Lajme

Viola von Cramon-Grenellit: Ne në BE nuk rrëzojmë qeveritë demokratike

Autori: Islam Morina 19:43 | 11 November 2021

Ish i dërguari i Donald Trumpit për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, gjatë ditës së enjte ka kaluar kufirin Kosovë – Serbi, në pikëkalimin kufitar në Merdare, e për të cilën tha se u bë i munduar të hapej vetëm pas marrëveshjes 4 pikëshe të arritur në Ëashington, me ndërmejtësimin e ish presidentit amerikan Donald Trump.

Por me një reagim të sajin raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, e ka demantuar Grenellin, duke ia bërë me dije atij se kjo pikë kufitare në Merdare është bërë me paratë e taksapaguesve evropian, madje i kërkoi atij që herën tjetër në vend se të ndërroi emrin e liqenit të Ujmanit, të sjellë pak para, shkruan Gazeta Infokus.

Pas kësaj Grenell nuk ka qëndruar në heshtje, por i ka reaguar Viola von Cramonit, duke i thënë asaj se vërtet ju e ndërtuat po ishte Trump ai që e hapi.

-Advertisement-

“Vërtetë e ndërtuat ju, por a mundët ta hapni atë, derisa Donald Trump e hapi atë. Të dyja palët duket se nuk u dëgjojnë ju”, ka shkruar Grenell, duke mos qenë në dijeni se pika e kalimit kufitar në Merdare, ka funksionuar normalisht që nga viti 1999.

Pas kësaj Cramon nuk ka hezituar ta kritikojë ashpër Richard Grenellin, duke i mbajtur leksione historie, e duke e i thënë atij se BE-ja nuk rrëzon qeveritë demokratike për të sjellë në pushtet një të re e të dëgjueshme për të, raporton Gazeta Infokus.

“Fatkeqësisht historia nuk ka filluar me Trump, pasi që kalimi në Merdare ka funksionuar shumë vite para. Sa për rihapjen në 2020 pas tarifave, ne në BE, nuk preferojmë të rrëzojmë qeveritë demokratike në mënyrë që të kemi një të re që do të na dëgjonte. Qëndrim të këndshëm në rajon”, ka përfunduar Viola von Cramon.

E si duket kjo replikë e saj e ka bërë të qeshë Grenellin, i cili ka thënë se ajo sapo ndërroi temë, sepse ata nuk kishin mundur ta hapnin kufirin andaj nuk kanë çfarë thonë.

“Lol. Oh Viola. Ju sapo ndërruar temë sepse ju nuk mundët ta hapnit kalimin e ri kufitar dhe ndërkohë nuk dini çfarë të thoni. Trump e bëri pasi ju nuk mundët. Mbase bisedat tuaja nuk po funksionojnë?”, ka përfunduar Richard Grenell./Gazeta Infokus/


Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera