Lajme

Vinçi shembet mbi kantierin e ndërtimit, dy viktima në Hong Kong

Autori: Gazeta inFokus 13:02 | 07 September 2022

Dy burra u vranë dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën, pasi një vinç në Hong Kong u shemb mbi një kantier ndërtimi.

Njëri nga viktimat humbi jetën në vend, ndërsa tjetri humbi jetën rrugës për në spital.

Aksidenti ndodhi pak pas orës 10 të mëngjesit kur vinçi ra mbi një kontejner, i cili më pas u rrëzua dukë lënduar punëtorët e ndërtimit.

Rrëzimet e vinçave janë të rralla në qytet dhe aksidenti u cilësua si një “goditje të madhe” për industrinë.

Tashmë autoritetet kanë nisur punën për të parë nëse ngjarja erdhi për shkak të një defekti teknik apo gabim njerëzor .

Skena e aksidentit ishte pjesë e një kantieri masiv ndërtimi për një projekt të subvencionuar të banesave publike që synonte të krijonte 19,000 shtëpi.

Të tjera