Sport

Villarreall në krizë, ndërron përsëri trajnerin

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 30 January 2019

Klubi spanjoll ndodhet në zonën e rrezikshme për të rënë nga liga.

Villarreal rikthen trajnerin e shkarkuar një muaj më parë, Javier Calleja.

Nëndetësja e verdhë po kalon një krizë të rëndë rezultatesh dhe është në vendin e parafundit çka shtyu presidentin e klubit të shkarkonte Luis Garcian.

-Advertisement-

Ai i kërkoi ndjesë tifozëve dhe mori përgjegjësinë për situatën teksa tha se gaboi që shkarkoi Callejan në dhjetor të vitit që lamë pas.

49-vjeçari rikthehet kështu në stol dhe kjo ishte edhe dëshira e skuadrës që tashmë duhet të luftojë për mbijetesë në Primera Division.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera