Sport

Viktor Kuka tregon arsyen pse zgjodhi të transferohej në Malishevë

Autori: Erion Maliqaj 20:44 | 21 January 2021

Klubi i Malishevës gjatë mbrëmjes së enjte ka përforcuar skuadrën më shtatë futbollistë, shkruan Gazeta inFokus.

Në mesin e lojtarëve të transferuar nga malishevasit është edhe mbrojtësi i mirënjohur kosovar, Viktor Kuka, i cili së fundmi ka qenë pjesë e Feronikelit.

Kukan në një prononcim për Gazetën inFokus ka treguar arsyen pse ka zgjedhur të bashkohet me klubin e Malishevës.

-Advertisement-

“Arsyeja kryesore që ju kam bashkuar Malishevës ka qenë aspirata e klubit për tu inkuadruar në Superligë. Një arsye tjetër është edhe trajneri Arsim Thaqi”, deklaroi Kuka për Gazetën inFokus.

Mbrojtësi i djathtë foli edhe për synimet që ka me skuadrën e re.

“Synimet e mija dhe të klubit janë që të inkuadrohemi në Superligë dhe të paraqitemi sa ma mirë në kampionat”, përfundoi Viktor Kuka.

Viktor Kuka në të kaluarën ka bartur fanellat e Teutës, Prishtinës, Llapit, Dritës, Ferizajt dhe së fundmi Feronikelit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera