Viktimën e goditën me çekan dhe me revole në kokë, njëri futet në paraburgim e tjetri ndodhet në arrati
Autori: Gazeta inFokus 14:44 | 03 November 2021
Gjykata Themelore në Pejë, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit B.M., nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “vrasje në tentativë”.
“Me datën 16.08.2021 rreth orës 00:05, në bashkëkryerje me të pandehurit T.M tentojnë ta privojnë personin tjetër nga jeta, këtu të dëmtuarin D.E, në atë mënyrë që natën kritikë gjersa i dëmtuari ishte duke ecur rrugës në këmbë, në shenjë hakmarrjeje për një rast që kishte ndodhur më herët, të pandehurit të pajisur me sende të rrezikshme në duar, e sulmojnë fizikisht duke e goditur me çekan në kraharorë dhe kokë dhe nga prapa e godasin disa herë me revole në kokë dhe pasi i vërejnë kalimtarët e rastit ikin nga vendi i ngjarjes”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
“Me këto veprime të pandehuri B.M dhe T.M kishin për të kryer veprën penale vrasje e mbetur në tentativë nga neni 172 lidhur me nenin 28 dhe 31 të KPRK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 par.1 të KPRK-së.
Të pandehurit B.M i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet. I pandehuri, që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati dhe është arrestuar sipas urdhër arrestit”, vijon njoftimi.
I bashkëpandehuri T.M, ende gjendet në arrati dhe për të njëjtin gjykata ka lëshuar urdhër arrest.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...