Lajme

Viktimat e terrorizmit, ulet numri në botë; por rritet në Europë

Autori: Gazeta inFokus 16:08 | 15 November 2017

Edhe pse vdekjet e lidhura me terrorizmin kanë pësuar rënie drastike në disa pjesë të botës, jetët e humbura prej akteve të terrorit ne kontinentin e vjetër kanë prekur nivelin më të lartë në 16 vjet.

Indeksi global i terrorizmit tregon sesi pasojat e këtij fenomeni janë tkurrur ndjeshëm në disa prej vendeve më të prekura prej tij si Afganistani, siria, Pakistani e Nigeria, duke bërë që të tkurren edhe shifrat botërore të vdekjeve të lidhura me të.

Por në Europë ndodhi e kundërta, raporti e cilëson 2016-tën si “vitin e kthesës” në luftën kundër ekstremizmit radikal islamik. ISIS ishte arsyeja kryesore e rritjes së numrit të vdekjeve në mjaft vende të tjera të zhvilluara, e kjo koincidon me ndryshimin e taktikave të përdorura për sulmet.

-Advertisement-

Metodat e përdorura tani janë më të thjeshta e më pak të kushtueshme. ISIS-i lidhet me 75% të vdekjeve nga terrorizmi në shtetet e organizatës së bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik OECD qe prej vitit 2014.

Një ulje e ndjeshme të nivelit të jetëve të humbura nga sulme terroriste është regjistruar në Nigeri, e kjo në masë të madhe i detyrohet aktivitetit të task-forcës së përbashkët shumëkombëshe- koalicioni i vendeve që luftojnë grupin e dhunshëm Boko Haram. Përmirësime ka dhe në Siri, Afganistan e Jemen, ku rrudhja e taktikave të terrorit të rebeleve Huthi i faturohet bisedimeve sporadike të paqes, të cilat e kanë dhënë një ndihmesë të ndjeshme në qetësimin e situatës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera