Viktimat e dhunës seksuale të luftës nuk janë përfituese të beneficioneve të parapara me ligj
Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 26 July 2023
Rreth tre orë ka zgjatur Komisioni për të Drejtat e Njeriut, ku kanë marrë pjesë anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale. Ky komision u mbajt me dyer të mbyllura, ku më pas u tha se të mbijetuarat nuk po përfitojnë nga beneficionet e parapara me ligj.
E ligji i miratuar në parlament, i cili mundëson vazhdimin edhe për dy vjet të tjera të afatit për aplikim, nuk është dekretuar ende nga presidentja.
Në Komisionin Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, janë në pritje për shqyrtim edhe 16 raste.
Kryetarja e Komisionit Qeveritar për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, Leonora Selmani tha se ende nuk janë rihapur dyert për aplikim, meqë presidentja nuk e ka dekretuar ende ligjin.
“Në komision janë vetëm edhe 16 raste të cilat nuk janë trajtuar ende, që nuk e kanë marrë përgjigjen e parë, sepse janë në proces të trajtimit. Gjitha të tjerat kanë marrë përgjigje, disa aprovime, disa refuzime, disa presin për intervistë. Ato që nuk kanë marrë përgjigje janë 16 prej tyre. Afatin e nuk e ka dekretuar presidentja ligjin, por po besoj që së shpejti do të dekretohet dhe në momentin që ligji është në fuqi, komisioni hap derën ose hap mundësinë që të pranon aplikime të tjera”, tha ajo.
Deri në kohën kur ka pasur afat për aplikim, janë deponuar mbi 1900 histori të grave e burrave nga Kosova.
“1939 raste numri i përgjithshëm i aplikimeve, prej të cilave 1566 janë të aprovuara, ndërkaq ju ka kthyer fillimisht, kërkesa ju ka refuzuar 992 raste. Gjithmonë kur themi ju ka refuzuar kërkesa, nuk po themi që ju ka refuzuar komplet statusi sepse është proces që mund të bëjë kërkesën për rishqyrtim, mund të vie në intervistë, mund të shkojë edhe në gjykatë. Prandaj, ky numër mund edhe të ndryshojë”, shtoi ajo.
Edhe drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti tha se në takimin e sotëm kanë diskutuar për avancimin e procesit për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale.
“Periudha pesë-vjeçare e Komisionit për Njohjen e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale, ka qenë një periudhë që ka pasur sfidat e veta por edhe përparësitë e tyre, për faktin se tani një numër i madh të të mbijetuarve të dhunës seksuale, përfitojnë pensionin personal nga njohja e statusit të tyre. Sot, konkretisht me komisionin parlamentar diskutuam se si këto sfida të cilat janë gjatë këtij pesë-vjeçari, të trajtohen me seriozitet dhe si rezultat mbetëm që me koordinim me komisionin të kemi takime të rregullta tre mujore, ku mund të reflektojmë për ngecjet dhe vështirësitë e mundshme të identifikimit, pastaj të dalim me fushata vetëdijësuese, mos të harrojmë që procesi është ndalur nga shkurti dhe kjo ka shkaktuar një vakuum ligjor dhe është në interes të të mbijetuarave që të fillojmë me vetëdijesim, me kampanja vetëdijësuese”, ka thënë ajo.
Më tej, theksoi se janë dakorduar që të takohen me Komisionin për të Drejtat e Njeriut çdo gjashtë muaj.
Ajo shtoi se kanë rreth 700 raste që po i trajtojnë brenda organizatës, ku prej tyre tashmë kanë deponuar rastet e tyre mbi 500 gra e burra.
Ndërkaq, kryetarja e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, Kadire Tahiraj tha se ende të mbijetuarat e dhunës seksuale jetojnë nën petkun e stigmës.
“Shqetësimi ynë është se që nga fillimi i impelemtimit të ligjit, nuk jemi përfituese të benefecioneve që janë të parapara me ligj. Sot edhe para Komisionit për të Drejtat e Njeriut e shprehëm këtë shqetësim. Përveç që është një njohje e statusit, benefecionet të cilat janë të parapara me ligj, tash e pesë vjet nuk janë përfituese asnjë e mbijetuar e dhunës. Qoftë shërbime shëndetësore, qoftë pajisje me kartela. Kjo është shqetësim për të mbijetuarat e dhunës seksuale”, përfundoi ajo.
Ajo tha se gabimi më i madh i qeverisë është afatizimi për njohjen e statusit. Aprovimi i statusit të viktimës së dhunës seksuale u jep të drejtë viktimave që të marrin pagesë mujore prej 230 euro në muaj.
Statusi i viktimës së dhunës seksuale është njohur me ligj në vitin 2024. Ndërkaq, Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Viktimave të Dhunës Seksuale ka filluar punën zyrtarisht në shkurt të vitit 2018.
Të tjera
-
Ndihmëssekretari i NATO-s: S’mendoj se jemi në situatë për të folur për anëtarësimin e Kosovës në NATO
Boris Ruge, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm të NATO-s, ka thënë se mendon që...
-
“Mati 1” e “Bregu i Diellit” pa ujë shkaku i problemeve teknike
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka bërë të ditur se Lagjja ...
-
Osmani takohet me përfaqësues të Google dhe Amazon: Synim është përfshirja e plotë e Kosovës në platformat më të mëdha globale
Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se është takuar sot me ...
-
KFOR-i vazhdon stërvitjet për të ruajtur gatishmërinë e lartë operacionale
Grupi i Përbashkët Shumëkombësh për Mbështetjen e Logjistikës (JLSG) dhe ...
-
LDK: Nga janari 2025 bizneseve u dyfishohet tatimi në pronë, pengesë për zhvillimin ekonomik
Lidhja Demokratike e Kosovës, përmes një reagimi ka shprehur shqetësimin e sa...
-
Uji me mangan, Tahiri: Qeveria s’po merret me rastin sepse nuk përfitojnë miliona nga ai
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se qyt...
-
Kthehen në Itali 12 emigrantët që u vendosën për pak ditë në Gjadër të Shqipërisë
Një anije e marinës italiane ktheu të shtunën në Itali 12 emigrantët e parë n...
-
Misioni i SHBA-së në OSBE: Normalizimi Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje, liderët të promovojnë shoqëri gjithëpërfshirëse
Katherine Brucker, e ngarkuara me punë e Misionit të Shteteve të Bashkuara në...
-
Krasniqi pret në parti deputetin gjerman, Hacker: Vlerat liberal-demokratike kundërpeshë ndaj populizmit
Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi ka njoftuar se gjatë ditës së sotme është t...
-
Haradinaj takohet me diasporën shqiptare në Çikago: Secili prej tyre dëshmon fuqinë e jashtëzakonshme të kombit
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj u takua në Çikago me diasporën shqiptare. ...
-
Hykmete Bajrami: LDK është e vetmja alternativë qeverisëse
Deputetja Hykmete Bajrami thotë se Lidhja Demokratike e Kosovës është e v...
-
Kontingjenti i dytë i karabinierëve moldavë i bashkohet KFOR-it
Kontingjenti i dytë i karabinierëve nga Inspektorati i Përgjithshëm i Karabin...