Lajme

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në pritje të kompensimit (Video)

Autori: Gazeta inFokus 08:10 | 23 September 2017

Tmerri që e përjetuan u sillet gjithnjë nëpër mend edhe 18 vjet pas luftës.

Dhunimi që iu bë në sytë e fëmijëve të vegjël i la plagë të rënda për të cilat thotë se nuk po mund t’i rikuperojë në asnjë formë.

Brenga më e madhe e kësaj gruaje është se autorët s’dolën para drejtësisë.

-Advertisement-

Por kjo e të tjerat që patën të njëjtin fat tash e sa vite pos dhimbjes që kanë, përballen edhe me skamje.

Po të mos ishin shoqatat që merren me to, ajo thotë se s’do kishin të holla as për ilaçe që i kanë të domosdoshme.

E kur e dinë se çfarë kanë hequr, e sa gëzojnë sot kujdes nga shteti ato përpallen me ndjesinë e të qenit të lëna pas dore.

Procesi për verifikimin, e më pas ndarjen e pensioneve për personat e dhunuar në luftën e fundit në Kosovë ka ngecur, njofton Klan Kosova

Shoqatat që përfaqësojnë gratë që u dhunuan, po kërkojnë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera