Viktimat e Covid-19/ OBSH: Bilanci ditor është rritur me 40% në Europë
Autori: Gazeta inFokus 07:31 | 28 October 2020
Bilanci ditor i viktimave nga koronavirusi në Evropë është rritur me thuajse 40 për qind krahasuar me një javë më parë – tha Organizata Botërore e Shëndetësisë. Zëdhënësja e OBSH, Margaret Harris, tha se Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Rusia kontribuojnë me shifrat më të larta në bilancin total.
Ekziston shqetësimi – paralajmëroi ajo, se njësitë e kujdesit intensiv në spitale tani po fillojnë të mbushen me të sëmurë. Rusia, raportoi një rekord ditor prej 320 viktimash duke e çuar totalin në 26589.
Ka patur një rritje të ndjeshme edhe në Itali po ashtu, me 221 viktima të raportuara në 24 orët e shkuara. Ndërsa edhe infektimet janë rritur shumë në Itali, në thuajse 22 mijë në 24 orët e shkuara, zyrtarët thanë se është rritur edhe numri i testeve të bëra. Ndërkohë, protesta të shumta janë zhvilluar në qytetet e vendit kundër kufizimeve të reja.
Numri i viktimave në Austri shkoi në mbi 1 mijë të martën ndërsa në Belgjikë, mjekëve u është kërkuar të vazhdojnë të punojnë edhe nëse janë prekur nga virusi pasi sistemi shëndetësor është në rrezik kolapsi. Në Francë, autoritetet po diskutojnë për marrjen e masave më strikte me ministrin e brendshëm që paralajmëroi njerëzit të përgatiten për vendime të vështira.
Sllovakia ndërkohë do të fillojë të testojë të gjithë popullatën nga kjo fundjavë në përpjekje për të evituar masat më të ashpra. Ne kemi dy mundësi, testim të përgjithshëm ose izolim të plotë – tha kryeministri. Republika Çeke vazhdon me ndalim qarkullimin gjatë natës ndërkohë që të gjithë dyqanet do të mbyllen të dielave ndërsa ditët e javës mbyllen në orën 20.00.
Të tjera
-
Çitaku, Kurtit: Mos u përziej aty ku s’e ke vendin – ke fituar për kryeministër të Kosovës, jo për sundimtar të shqiptarëve
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se mësimi kryesor ...
-
Abdixhiku: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut u ndanë, Kurti dhe gjithë aparati qeveritar u bënë akter aktiv
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Abdixhiku, ka reaguar pas re...
-
Ngjarjet e datës 25 prill
Vazhdon procesi gjyqësor në rastin Thaçi dhe të tjerët – gjykimi. (Hagë, ora ...
-
Taravari: BDI manipuloi me vota joshqiptare
Kandidati për president i Koalicionit VLEN Arban Taravari, pas shpalljes së r...
-
Festa e Frontit Europian, Ahmeti: Ky kapitull u mbyll me sukses, me mbi 40 mijë vota epërsi ne shënuam fitore
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në festën e fitores ...
-
Valon Syla pas fitores së Osmanit: Kur Albin Kurti të shkojë në plazhet greke, më nuk i bie kah Maqedonia
Analisti Valon Syla tha se kryeministri Albin Kurti ka marrë leksion sonte sa...
-
Kurti fton diasporën që të marrë pjesë në regjistrimin online të popullsisë: Jeni shtyllë qendrore e shtetit tonë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se Kosova për herë të parë ka fil...
-
Shpallet vendimi për mbylljen e TikTok-ut në SHBA
Pasi Kongresi amerikan votoi në favor të projektligjit për mbylljen e TikTok-...
-
Bujar Osmani shpall fitoren, i kërkon Arben Taravarit ta pranojë humbjen
Kandidati i BDI-së nga Fronti Europian për president të Maqedonisë së Veriut,...
-
BDI-ja nisi festën në Sheshin Skënderbeu në Shkup, Grubi: Fitoi UÇK-ja dhe Ali Ahmeti
Një numër i madh i simpatiznatëve të BDI-së janë grumbulluar në Sheshin Skend...
-
“Mbylleni derën, shkoni në shtëpi”- simpatizantët e BDI-së para shtabit të VLEN
Simpatizantët e BDI-së provokojnë përfaqësuesit e VLEN-it të cilët kanë lëshu...
-
Kandidatja e VMRO-së prin në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut
Në Maqedoninë e Veriut qytetarët më 24 prill votuan për presidentin e ri të s...