Lajme

Viktima që vdiq nga therja me thikë në Gjilan e kishte kërcënuar të dyshuarin mbrëmë

Autori: Gazeta inFokus 20:37 | 24 June 2021

Një 40 vjeçar me inicialet I.C nga Gjilani ka mbetur i vdekur, pasi është therur me thikë nga i dyshuari B.Z, po nga ky qytet.

Ngjarja që ndodhi rreth orës 13:15 dyshohet se erdhi si shkak i fjalosjes së dyshes mes veti, pasi paraprakisht viktima e kishte kërcënuar të dyshuarin një natë më parë në shtëpinë e tij.

Edhe dëshmitarët që panë nga afër ngjarjen thanë se u tronditën me atë që panë, shkruan Klan Kosova.

-Advertisement-

Nga Spitali i Gjilanit konfirmuan se i ndjeri kishte vdekur në vend të ngjarjes teksa kishte plagë në qafë, gjoks, shpinë dhe dorën e djathtë.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë derisa trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera