Lajme

Viktima nga tërmeti në Bosnje është një 28-vjeçare shqiptare

Autori: Gazeta inFokus 10:29 | 24 April 2022

Një vajzë 28-vjeçare e ka humbur jetën si pasojë e një tërmeti që goditi Bosnjë e Hercegovinën të premtën.

Gjatë së shtunës, mediat shqiptare treguan se bëhet fjalë për Elmira Sefon.

Vdekja e saj erdhi si pasojë e një shkëmbi të madh që ra mbi shtëpinë e saj.

-Advertisement-

Prindërit e saj po ashtu mbetën të lënduar.

Një tërmet prej 5.7 shkallësh e goditi Bosnjë e Hercegovinën.

Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5,7, sipas EMSC, ka qenë në Stolac të Bosnje-Hercegovinës, pranë Dubrovnikut të Kroacisë.

Dridhjet e forta u ndjenë edhe në Shqipëri./paparaci.com

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera