Lajme

Viktima është 33-vjeçar, Policia jep detaje shtesë për aksidentin në Kamenicë

Autori: Gazeta inFokus 12:20 | 24 February 2023

Pas ngjarjes tragjike në magjistralen Ferizaj-Shtime, ku humbën jetën 4 persona, një tjetër aksident ka ndodhur në Kamenicë.

Pas konfirmimit që bëri pak më parë Policia e Kosovës për Klan Kosova, e njëjta ka lëshuar një komunikatë në të cilin janë dhënë detaje shtesë për ngjarjen.

Valon Osmani, zëdhënës i Policisë në Gjilan, ka thënë se stacioni policor në Kamenicë pak më parë ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc të komunës së Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku, ku të përfshira ishin dy automjete me tabela kosovare.

-Advertisement-

“Hetuesit policorë kanë dalë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipin mjekësor dhe njësitin e zjarrfikësve. Si pasojë e këtij aksidenti një person mashkull kosovar rreth moshës 33-vjeçar nuk ka arritur që të u mbijetoj lëndimeve dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident edhe tre persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të cilët janë duke marrë trajtim në qendrën emergjente në Gjilan.” – ka thënë Osmani për IndeksOnline.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera