Lajme

Viktima dhe përmbytje nga moti i keq në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 13 November 2019

Shirat pa ndërprerje me erëra të forta kanë krijuar një situatë emergjente përgjatë gjithë bregdetit adriatik të Kroacisë, ku janë regjistruar përmbytje dhe ndërprerje të trafikun rrugor dhe transportit detar.

”Alarmi mbi kushtet ekstreme të motit, është dhënë në Istria dhe Dalmaci, me situatën veçanërisht kritike në Split”, theksojnë mediat lokale.

Situata është paraqitur e vështirë në Dubrovnik dhe në ishuj, ku erërat e forta arrijnë shpejtësinë e 140 kilometrave në orë.

-Advertisement-

Kaosi i borës ka prekur gjithashtu edhe zonat jugore të Austrisë.

Në Heiligenblut janë regjistruar 60 centimetra borë. Ka mijëra shtëpi pa energji elektrike në Tyrolin Lindor, Carinthia dhe Styria.

Në Heiligenblut, si dhe në komunat e tjera të Mölltal, shkollat dhe kopshtet janë të mbyllura. Autobusët e shkollës nuk arrijnë të qarkullojnë në rrugët e mbuluara nga dëbora.

Probleme nga moti janë regjistruar edhe në qytetin italian të Venecias. Bazilika e San Marco ka pësuar dëme serioze .

Në qytetin lagunar janë regjistruar dy viktimat e para si pasojë e motit të keq.

”Venecia është në gjunjë. Na duhet ndihma e të gjithëve për të kapërcyer këto ditë të vështira”, shkruan kryebashkiaku i Venecias, Luigiu Brugnaro në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera