Rajoni dhe Bota

Vikingët e zbuluan Amerikën 500 vjet përpara Kolombit

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 21 October 2021

Vikingët zbritën në Amerikë 1000 vjet më parë, apo 471 vjet përpara Kristofor Kolombit, tregon një studim i ri.

Eksploruesi me origjinë italiane është konsideruar me kohë si evropiani i parë që shkeli në Amerikë gjatë udhëtimit të tij në 1492.

Por prova të reja kanë dalë në dritë së fundi, e ato dëshmojnë se vikingët e kishin paraprirë suksesin e Kolombit me disa shekuj.

-Advertisement-

Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh tregoi së fundi me fakte se evropianët kanë qenë aktivë në Amerikë që në vitin 1021.

Udhëtimet epike të vikingëve me anijet e tyre ikonë janë të njohura për historianët. Luftëtarët legjendarë skandinavë kishin krijuar kolonitë e tyre në Islandë, Groenlandë e kishin një bazë dhe në Newfoundland të Kanadasë.

Deri tani ishte e paqartë, megjithatë, se kur kishte ndodhur saktësisht aktiviteti i tyre i parë transatlantik.

Data e përcaktuar së fundi shënon dhe momentin e parë të njohur të kalimit të Atlantikut. Studimi i ri, i publikuar nga revista Nature, përcaktoi se drutë të prerë nga Vikingët në L’Anse aux Meadoës datonin pikërisht në vitin 1021.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera