Vijon testimi për COVID në QMF 4 në Prishtinë, pritjet deri në 30 minuta
Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 30 January 2022
Qendra e Mjekësisë Familjare numër 4 në Prishtinënë rrugën “Xhemajl Ibishi” prej dje është duke funksionuar si qendër testimi me teste të shpejta antigjenike. Bashkë me ambulanten në Qendrën e Studentëve te mensa janë dy qendrat e testimit të shpejtë në kryeqytet. Nëse rezultatet e testimit dalin për dhjetë minuta, pritjet për të bërë testin janë pak më të gjata, deri në gjysmë ore.
Qytetarët që ishin gjatë ditës së sotme në këtë qendër ishin të kënaqur me procesin ndërsa ftuan të gjithë ata që dyshohen ë testohen.
Qytetari, Nehbi Dumolli, tregon për KosovaPress, se iu desh të priste 30 minuta për të bërë testin.
“Jo (nuk prita shumë), të themi gjysmë ore, sot nuk ka pasur shumë 12-13 persona para meje. Ka pasur diçka më shumë por gjithçka ka shkuar në rregull. Patjetër duhet gjithsesi duhet të testohen të gjithë njerëzit që të mos i ngjitet kjo sëmundje dhe të zhduket njëherë dhe përgjithmonë. Mos të hezitojnë të vijnë të gjithë dhe të testohen”, tha ai
Të njëjtën e thotë edhe Agush Gërguri, një qytetar që zgjodhi të testohet para se të marrë vaksinën e tretë.
“Kemi ardhur që gjysmë ore, ka pasur kallaballëk unë isha i fundit dhe tash e bëra testin dhe po e pres rezultatin, për 10 minuta. Vetëm i kam marrë të dy vaksinat dhe tash po pres rezultatin a te marr të tretën a po jo. Po duhet të ketë por prapë (qendra testimi) po gjendemi diqysh”, thotë ai
Testimet në Qendrën e Mjekësisë Familje, nr 4, në Prishtinë mund të bëhen çdo ditë të javës prej orës 08:00 deri në ora 16:00.
Të tjera
-
KFOR-i as pohon e as mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Radio Evropa e Lirë) – Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka...
-
Të shtunën ndërpritet për një orë trafiku nga udhëkryqi i Gjakovës në Klinë e deri te udhëkryqi i rrugës për Gjurgjevik
Ministria e Infrastrukturës njofton se nesër në trasenë e Zgjerimit të Rrugës...
-
Në Ditën e Alfabetit, prezantohet projekti për Fjalorin e ri të Gjuhës Shqipe
Sot është dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, i cili 116 vite më parë u unifik...
-
Konjufca pret në takim delegacionin nga Azia Jugore, diskutuan për rritje bashkëpunimi mes të dyja vendeve
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim delega...
-
Dogana kapi 15 mijë euro mall të padeklaruar në aeroport, gjatë javës
Dogana e Kosovës ka zbuluar dhe sekuestruar e mallra të padeklaruara në katër...
-
Bislimi në Poloni: Kosova në vitin 2024 – modeli i asaj se çfarë jemi në gjendje të arrijmë
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare n...
-
Haradinaj: Kosova ka nevojë për mendësi të re qeverisëse, të bashkohemi për Kosovën fituese
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kritikoi ashp...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit
Gjykata Supreme ka lansuar udhëzuesin për matjen e dënimit, ku kryetari Fejzu...
-
Konfiskohet Lamborghini në Prizren, po e ngiste një 11-vjeçar
Gjatë ditës së enjte, gjatë patrullimit policor në fshatin Zhur është hasur n...
-
BE-Qeverisë: Për zbatimin e marrëveshjes për normalizim duhen hapa konkretë, jo veç deklarata
Bashkimi Evropian e ka mirëpritur gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për zbat...
-
Festohet njëvjetori i Zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar
Zyra e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Novi Pazar sot feston një vjetorin e ha...
-
Ushtarët e Kosovës dhe të Shqipërisë ushtrojnë bashkë, synim i FSK-së integrimi në NATO
Në kuadër bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës...