Lajme

Vijojnë sulmet ruse në Dontesk, ushtria ukrainase i kundërpërgjigjet

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 19 July 2022

Forcat ruse kanë tentuar disa sulme në qytetin Avdiivka në ditët e fundit, por ushtria ukrainase ka mbajtur pozicionet duke u përpjekur deri në fund.

Avdiivka një zonë në veri të qytetit të Donetsk, është bombarduar shpesh për tre muaj.

“Për disa ditë me radhë armiku po përpiqet të kryejë (një) sulm në drejtimin tonë Avdiivka. Por të gjitha përpjekjet e tyre janë të pasuksesshme”, tha Vitalii Barabash, duke shtuar se situata në rajon ishte e qëndrueshme, por e vështirë.

-Advertisement-

Njëkohësisht ai tregoi se pretendimet ruse rreth marrjes së disa vendbanime në zonë ishin të rreme.

“Para disa ditësh ata kryen aksione shumë të rënda sulmuese në këtë drejtim dhe siç u tha nga Shtabi i Përgjithshëm, ata patën një sukses, por nuk zgjati shumë, pasi në mbrëmje pozicionet tona u rifituan”, tha ai.

Sipas CNN, Barabash tha se trupat ruse humbën katër tanke, katër automjete të tjera dhe rreth 40 trupa ruse u vranë.

Ai shtoi se katër ushtarë ukrainas u vranë dhe rreth 30 u plagosën, duke shtuar se sistemet amerikane HIMARS dhe avionët M777 po bënin ndryshimin në konflikt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera