Lajme

Vihet nën kontrolle situata me zjarre në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 09 August 2021

Ka disa javë që zjarret në Kosovë kanë kapluar disa zona. Aktualisht sipas Agjencisë së Menaxhimit të Emergjente situata me zjarre në Kosovë është e menaxhueshme, nga strukturat operative për zjarrfikje dhe shpëtim në të gjitha komunat e Kosovës. Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se numri i përgjithshëm i zjarreve në tërë territorin e vendit është në rënie, ndërsa kërcënim serioz mbetet zjarri i shpërfaqur nga data 05 Gusht 2021 në Komunën e Vitisë, përkatësisht në Fshatin e Ri. Atje po ndërveprojnë të gjitha kapacitetet në dispozicion të Komunës përkatëse, ndërsa në ndihmë sipas nevojës janë komunat fqinje si, Gjilani, Ferizaj dhe Kamenica. Telashe me zjarre ka edhe komunave tjera. “Komuna e Prishtine dy zjarre të shpërfaqura në lagjen Marigona dhe Barileve janë të lokalizuara në tërësi”, njofton AME. Telashe me zjarre por vatra të lokalizuara ka edhe komunave tjera si Drenas, Obiliq, Lipjan, Shtime. Lokalizim zjarresh ka edhe në rajone tjera. Si pasojë e reagimit të njësive profesionale të zjarrfikës dhe shpëtimit (NJPZSH) është raportuar për disa lëndime trupore të zjarrfikësve por fatmirësisht jo me rrezik për jetë. Agjencia e Menaxhimit Emergjent apelon te të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për kujdes të shtuar në periudha të ngritjeve të temperaturave, të shmangin ndezjen e zjarreve ( pa kontroll te rrepte ), dhe të raportojnë zjarret sa me shpejte ne numrin unik emergjent- 112 pa pagesë. /Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera