Vihet në dyshim vërtetësia e dokumenteve përgatitore të Kushtetutës
Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 19 May 2020
Gjykata Kushtetuese u ka rënë në gjurmë dokumenteve të quajtura “Punime përgatitore” për shkrimin e Kushtetutës, të cilat synon t’i ketë udhërrëfyes me rastin e shqyrtimit të çështjes së dekretit presidencial për mandatarin e Qeverisë.
Vetëm pasi është sfiduar dekreti në Presidencë, dokumentet i kanë shkuar Kuvendit nga Arkivi i Kosovës më datën 14, që i bie dy javë pas sfidimit të dekretit të presidentit në Kushtetuese nga Lëvizja Vetëvendosje. Më pas, ato i ka kërkuar Gjykata Kushtetuese, një kopje të të cilave tashmë e ka pranuar.
Por kryeparlamentarja Vjosa Osmani e ka hequr përgjegjësinë për vërtetësinë e këtyre dokumenteve. Kjo, meqë ato kurrë nuk janë publikuar në Gazetën Zyrtare apo në ndonjë burim tjetër zyrtar. Osmani u ka dërguar shkresë të hënën kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama-Hajrizi, dhe anëtarëve të tjerë, ku janë ngritur dyshime për vërtetësinë e këtyre dokumenteve. raporton KOHA.
“Kuvendi nuk mund të vërtetojë autenticitetin e këtyre dokumenteve dhe as nëse ndonjëherë ka pasur ndërhyrje në to; Kuvendi nuk mund të vërtetojë se kush i ka poseduar këto dokumente para se ato të dërgoheshin në Arkivat e Kosovës, si dhe nëse gjatë këtyre viteve ka pasur ndërhyrje në to”, shkruan mes tjerash në letrën e Osmanit, të cilën ka arritur ta sigurojë KOHA.
Ajo ka shtuar se Kuvendi i Kosovës nuk i ka pasur ndonjëherë këto dokumente, deri më 14 maj 2020, kur një kopje i është dhënë nga Agjencia Shtetërore e Arkivave. Osmani e ka përmendur faktin se ato nuk janë publikuar asnjëherë në Gazetën Zyrtare ose në burime të tjera zyrtare.
Sipas asaj që ka thënë kryeparlamentarja, Kuvendi ka vepruar vetëm si lehtësues komunikimi ndërmjet Arkivit të Kosovës dhe Gjykatës Kushtetuese.
KOHA ka pyetur në Gjykatën Kushtetuese nëse do t’i marrin në konsideratë këto dokumente, pas vënies në dyshim të vërtetësisë së tyre nga Kryetarja e Kuvendit. Por ka munguar përgjigjja e tyre.
Të tjera
-
Vasfije Krasniqi: Çdo ditë e kujtoj tmęrrin që më ndodhi nga forcat serbe
Vasfije Krasniqi Goodman është kthyer në një grua simbol dhe heroinë për shum...
-
Ngjarjet e datës 24 prill
UBT organizon Konferencën Ndërkombëtare “Building Sustainable IoT Ecosystems”...
-
Kurti flet për telefonatën me Macron, shpreson se Franca do ta mbështes anëtarësimin në KiE pa Asociacionin
Kryeministri i vendit Albin Kurti në një bisedë telefonike të zhvilluar me pr...
-
Dita e Turqve, Konjufca: Ky komunitet shtetin tonë e përjeton si të vetin
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, në organizimin për nder të Ditës Kombëta...
-
Kurti në Panairin e Hanoverit, e quan historike pjesëmarrjen e parë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Panairin e Hanoverit “20...
-
Pasuria e Vjosa Osmanit – Baton Haxhiu: Ajo e Prindoni duan të ikim në Australi
Gazetari Baton Haxhiu teksa po diskutonte pasurinë e presidentes Osmani në Pr...
-
Gjuajtje me ąrmë zjąrri në Hajvali, policia jep detaje
Gjuajtje me armë zjarri janë raportuar të kenë ndodhur sot rreth orës 17:00 ...
-
Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Depart...
-
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në BE
Kroacia mbështet hyrjen e Kosovës dhe Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kë...
-
Për fjalimin në KS të OKB “Nënat e Srebrenicës” e falënderojnë Osmanin: Do të mbahet mend
Organizata “Nënat e Srebrenicës” me bazë në Bosnje e ka falënderuar president...
-
Nagavci mirëpret vendimin për pezullimin nga puna të Xhevat Krasniqit
Ministrja e Arsimit, Arbërie Negavci, ka reaguar pasi profesori Xhevat Krasni...
-
Macron telefonon Kurtin, bën thirrje për zbatimin e marrëveshjeve ndërsa anëtarësimin në KiE e lidh me Asociacionin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar një telefonatë nga Presidenti ...