Lajme

Vihet gurthemeli i Qendrës së sporteve dhe panaireve në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 15:09 | 11 September 2018

Në Greme të Ferizajt sot është vendosur gurthemeli për ndërtimin e Qendrës së sporteve dhe panaireve, për të cilën Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.2 milion euro.

Për të shënuar fillimin e punimeve ishte i pranishëm kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili ishte shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe kryetari i Ferizajt, Agim Aliu.

Kreu i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli tha se fshati Greme e ka merituar këtë investim, pasi janë taksapaguesit më të mëdhenj në buxhetin e shtetit. Ai është shprehur se ideja për projektin është iniciuar nga deputetët ferizajas në Parlamentin e Kosovës.

-Advertisement-

“Mexhide Topalli ka qenë iniciuese, bashkë me Elmi Reçicën. Këta kanë qenë këmbëngulës që të realizohet kjo. Prandaj kjo ka qenë arsyeja pse kemi marrë vendim të investojmë. Ka nevojë Kosova për investime, ka nevojë Kosova për zhvillim ekonomik”, ka thënë mes tjerash Veseli.

Ndërsa, ministri Gashi tha se ky është 100% investim i ministrisë që ai drejton, ndërkohë që premtoi edhe investime tjera në Greme.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke folur për mbështetjen që Qeveria e Kosovës po i jep projekteve komunale, tha këto 4 vjet të qeverisjes së tij do të jenë vite të transformimit thelbësor të qytetit.

Projekti do të ketë një kosto prej 1,2 milion euro, ndërsa ai pritet të përfundojë në vitin 2019

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera