Vihen prapa grilave dy vajzat nga Prizreni që kërcënuan me thikë bashkëmoshataren në shkollë
Autori: Gazeta inFokus
15:15 | 27 January 2022
Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditëve, nda të miturave E.J, dhe L.C, shkruan Gazeta Infokus.
Sipas njoftimit të Gjykatës bëhet e ditur se masa e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit që është bërë me datën 25.01.2022 dhe mund të zgjasë deri më datën 24.02.2022.
“Caktimi i masës së paraburgimit ka ndodhur për shkak të dyshimit të bazuar se: Të miturat E.J., dhe L.C., në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale kanosja nga neni nga neni 181 par.4 lidhur me par.1 dhe nenin 31. E mitura E.J., edhe për veprën penale mbajtja në pronësi kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve neni 366 par.1 të Kodi Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit ndaj të miturave ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë.
“Se në javën e dytë të muajit Janar 2022, në ambientet e një Shkolle të mesme në Prizren, në bashkëkryerje seriozisht e kanosin personin tjetër me vepra apo gjeste se do t’i shkaktojnë ndonjë të keqe me qëllim të frikësimit ose të shkaktimit të ankthit te personi i tillë, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme mes viktimës – të dëmtuarës, dhe të miturave L.C., dhe E.J., fillimisht e dërgojnë të dëmtuarën prapa shkollës e më pas e kërcënojnë me armës – thikë, (e mitura E.J.,) me anë të një brisku me teh prej 7 cm, kështu të dëmtuarës i shkaktojnë frikë, ankth dhe pasiguri”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
Kurse me datë 25 janar në orët e mesditës, në ambientet e shkollës e mitura E.J., mban në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm për armët e tilla, ashtu që me ta arritur policia në lokacionin në fjalë, të njëjtës në çantën e saj ia gjejnë: një brisk, me teh prej 7 cm, e cila edhe i është sekuestruar nga ana e policisë
“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjyqtarja ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale dhe ambientin në të cilin janë kryer këto vepra penale respektivisht në hapësirat e oborrit të shkollës së mesme, gjithashtu duke marrë parasysh mënyrën dhe forma e kryerjes së këtyre veprave penale, duke poshtëruar dhe përulur të dëmtuarën me detyrim nën kërcënimin e thikës, ndikimin negativ në opinion të këtij rasti pasi që video incizimet janë bërë publike dhe ka krijuar ndenjen e frikës dhe pasigurisë ndaj këtyre dukurive që ndodhin në institucionet arsimore, tregojnë rrezikun se në këto rrethana nëse i të miturat lihen në liri mund të përsërisin edhe ndonjë vepër tjetër penale kundër të dëmtuarës me pasoja më të rënda”, thuhet në njoftim.
Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është më e arsyeshme dhe domosdoshme duke marr parasysh rrethanat e lartcekura. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, në Gjykatën e Apelit, ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...

































