Vidhnin lajme, arrestohen disa gazetarë në Bjellorusi
Autori: Gazeta inFokus
19:44 | 09 August 2018
Në dy ditët e fundit policia ka arrestuar e marrë në pyetje disa gazetarëve në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk. Ata akuzohen se kanë marrë ilegalisht mijëra lajme nga Agjencia shtetërore e Lajmeve “BelTA”, pa paguar më parë për këtë shërbim.
Hetuesit kanë vënë në shënjestër gjithsej të paktën pesë redaksi të ndryshme dhe punonjës të tyre. Numri i saktë i të kontrolluarve dhe gazetarëve të marrë në pyetje deri tani varion sipas burimeve, disa prej tyre janë lënë të lirë pas marrjes në pyetje.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme bjelloruse të pandehurit gjatë dy viteve të fundit kanë ndërhyrë rreth 15.000 herë në databankën e agjencisë së Lajmeve “BelTA” – pa e paguar aksesin duke vepruar kësisoj ilegalisht.
Drejtoresha e “BelTA”, Irina Akuloviç, në intervistë me një gazetë lokale i theksoi këto akuza. Kemi të bëjmë thjeshtë me “vjedhje”: “Personat e përmendur nuk kanë paguar. Ata kanë përvetësuar informacionet duke krijuar aksesin përmes të dhënave të huaja.” Abonentët e “BelTA” janë ankuar, që ata nuk kanë më akses, tha më tej Akuloviç. Për këtë arsye ne kemi vënë në dijeni autoritetet.
Të martën “BelTA” publikoi edhe telefonata të regjistruara mes redaktoreve të “tut.by”. Në këtë bisedë të regjistruar një redaktore pranon, që “përdor” dhe “vjedh” informacione.
Vërtetësia e telefonatës nuk është konfirmuar. Autoritetet hetimore flasin për një “akses të palejuar me qëllim të përfitimit personal”.
Nëse gazetarët provohen si fajtorë, ata i kërcënojnë dënime me deri dy vjet burgim.
Një vjedhje e lajmeve të agjencive nuk ka aspak kuptim, thonë gazetarët e “tut.by” dhe shumë kolegë të tyre nga mediat e tjera. Kjo pasi lajmet e “BeITA” janë të bllokuara me pagesë vetëm në 15 minutat e para, më pas kushdo mund të ketë akses tek to.
Po ashtu një akses primar për një redaksi të tërë kushton rreth 300 Euro në muaj, ndaj nuk ka arsye që të krijosh akses ilegal, deklaron themelusi i “tut.by” Juri Zisser për gazetën “Meduza.io”.

T� tjera
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...
-
Tensionohet situata pranë Kuvendit të Shqipërisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit në Tiranë është tensionuar sonte, ndërsa f...






























