Lajme

Vidhet moteli në Ferizaj

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 18 November 2020

Persona të panjohur kanë kryer një vjedhje të rëndë në fshatin Burrnik të Ferizaj, shkruan Gazeta inFokus,

Nga restoranti dhe moteli kanë vjedhur kuzhinën me pajisje me vlerë rreth 15.000 euro, radiator për ngrohje me vlerë rreth 2.000 euro, disa pajisje sanitare me vlerë 1.500 euro, dy dyer dhe rrethojë të hekurt me vlerë rreth 1.000 euro, pesë frigoriferë me vlerë 1.500 euro dhe janë dëmtuar disa dhoma të motelit.

Ngjarja ka ndodhur të martën, rreth orës 14:30, ndërsa nuk raportohet për të arrestuar. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera