Lajme

Vidhet kasaforta me para në xhami, arkëtari jep detaje se si ndodhi vjedhja

Autori: Gazeta inFokus 12:51 | 17 October 2021

Në orët e para të së dielës dy persona të maskuar kanë vjedhur arkën e Xhamisë së Sokolëve në Rahovec.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, persona të panjohur, me forcë kanë depërtuar në brendinë Xhamisë dhe kanë vjedhur një kasafortë me para.

Arkëtari i kësaj xhamie, Hasan Sokoli, ka dhënë detaje për ATV-në se si është kryer vjedhja.

-Advertisement-

Sipas tij, vjedhja është kryer në orën 1:25 pas mesnate ku dy persona të maskuar e të veshur në të bardha, janë ngjitur në kulmin e një objekti që lidhet me Xhaminë dhe më pas janë futur në një klasë ku nxënësit i zhvillojnë mësimet.

Të gjitha këto detaje ai thotë t’i ketë parë bashkë me Hoxhën e kësaj Xhamie në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, por ankohet se Policia kanë reaguar me vonesë me vonesë.

“Ngjarja ka ndodhur në orën 1:25 në mbrëmje, aty kur e kemi parë (incizimin) në kamera. Jemi ardhë me u fal në orën 4:15, unë kam ardhur. Para meje ka qenë një tjetër, dera ka qenë e mbyllur. Por s’e kemi zamarit na që e kanë marrë. Kasa e vogël ka qenë. Tash kur kanë ardhur të tjerët me u fal, kanë pyetur se ku është kasa. ‘s’dijmë valla’. Erdhi edhe hoxha, krejt i kemi kry, çka me bo, edhe e thirrëm policinë. Por policia kanë ardhur pak ma vonë. Para se me ardhë at kemi hipë me hoxhën atje nalt, e pamë se kishin hi prej rrugës atje, kanë hipur në kulm këtu edhe unë nuk e di se qysh ka zbrit, ka mujt edhe me u vra, po nejse punë e tija. Si në shkallë, kështu dalëngadalë ka zbrit sikur shkallëve edhe ka hy në dhomën e mësimeve, këtu ku mësojnë nxënësit. Edhe kanë dal prej aty, veti i dyti,” tha tutje Sokoli për ATV.

Ai shtoi se hajnat kanë besuar se në këtë arkë ka pasur një shumë të majme parash, por që në fakt thotë se është e kundërta. Sipas tij, aty s’ka pasur më shumë se 20-30 euro.

“Kurrgjë, e kanë prishë atë edhe kanë mëndu se ka pare. Po aty s’ka pare, kurrgjë 20-30 euro. Kanë menduar mos ka para shumë kanë ardhur natën. Na s’e kemi ditë sa ka pas, por e pyetëm hoxhën. Na tha se s’ka shumë aty, 80-100 kurrë s’ka pasur më shumë aty,” – tha Sokoli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre
-Advertisement-

Të tjera