Rozë

I vidhet kartela e kreditit Demi Moore, shpenzohen mbi 100 mijë dollarë

Autori: Gazeta inFokus 14:45 | 11 July 2018

Demi Moore është viktima e një mashtrimi me kartela të kreditit dhe dëmi është mbi 100 mijë dollarë.

Sipas dokumenteve ligjore, David Matthew Read e kishte raportuar si të humbur kartelën e Moore, dhe kur kartela e re ishte dërguar përmes FedEx ai e kishte marrë.

Më pas Read kishte shpenzuar paratë duke bërë blerje të ndryshme, të cilat kishin arritur shifrën 169 mijë dollarë.

-Advertisement-

Ai ishte kapur nga kamerat e sigurisë në FedEx si dhe nëpër dyqane te ndryshme, e më pas e kishte pranuar krimin.

Nga Demi Moore ende nuk ka ndonjë koment lidhur me këtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera