Lajme

Vidhet e shitet për hekur vetura që ishte stërvjetruar në parking

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 26 January 2022

Një veturë qëndroi e parkuar për rreth 4 vjet prapa Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Dy ditë me parë e njëjta dyshohet të jetë vjedhur nga dy persona.

Nipi i pronarit të veturës, Vullnet Sokoli, tha se vetura pasi është vjedhur është dërguar në një outpad dhe është shkatërruar.

-Advertisement-

Policia njoftoi se në lidhje me këtë rast dy persona janë shoqëruar në stacion dhe pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera