Lajme

Vidhen stoli në vlerë 4.7 milionë euro në Paris

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 10 January 2018

Persona të armatosur kanë hyrë në hotelin “Ritz” në Paris, ku kanë vjedhur stoli që mendohet të jenë me vlerë miliona euro.

“Hajnat u larguan me bizhuteritë, pasi thyen dritaret e hotelit me famë botërore në kryeqytetin francez”, njoftoi policia.

Sipas policisë, artikujt e vjedhur janë me vlerë “disa milionë euro”.

-Advertisement-

Stacioni televiziv BFM tha se bizhuteritë arrin vlerën 4.7 milionë euro.

Tre të dyshuar janë arrestuar, kurse dy persona tjerë janë ende në arrati, tha për media një burim.

Një dëshmitar i tha Sky News se kanë dëgjuan “së paku 10 të shtëna me armë zjarri”, transmeton KosovaPress.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera