Lajme

Vidhen nga thesari i shtetit, mbi dy milionë euro

Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 21 October 2020

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë vjedhur nga thesari i shtetit më shumë se 2 milionë euro, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas njoftimit  një person është arrestuar dhe dy të tjerë janë në arrati.

“Pas hetimeve të zhvilluara është arritur të arrestohet një i dyshuar m/k dhe dy të tjerë gjenden në arrati. Të dyshuarit dyshohet se duke keqpërdorur detyrën zyrtare duke përdorur thesarin shtetëror të Republikës së Kosovës kanë transferuar para në vlerë 2.077.995.90 milion euro. Është kërkuar bllokimi i llogarive pasi që dyshohet se një pjesë e parave janë transferuar jashtë vendit. Janë bërë bastisje të shtëpive të dyshuarve, nuk është gjetur asgjë vetëm është konfiskuar një veturë pronë e njërit nga të dyshuarit. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftojnë nga policia.

-Advertisement-

Ndërsa për këtë Minsitria e Financave ka thirru konferencë të jashtëzakonshme./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera