Lajme

Vidhen afro 6 mijë euro nga Qendra e Regjistrimit Civil në Podujevë

Autori: Gazeta inFokus 09:40 | 16 May 2023

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një vjedhje në Qendrën e Regjistrimit Civil në Podujevë, ku persona të panjohur kanë marrë nga posta afro 6 mijë euro.

“Rr. Sali Çitaku, Podujevë 12/15.05.2023-NN. Është raportuar se në Qendrën e Regjistrimit Civil, persona të panjohur kanë depërtuar me forcë ku kanë hapur kasafortën e filialit të postës dhe prej aty kanë vjedhur 5853.60€ para të gatshme, mbushje të telefonit në vlerë rreth 200€ dhe pulla postare në vlerë rreth 100€, si dhe dy DVR”, thuhet në raportin e Policisë.

Deri më tani nuk raportohet për të arrestuar, rasti është duke u hetuar.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera