Lajme

Vidhen 70 mijë denarë në një barnatore të Shkupit

Autori: Gazeta inFokus 16:01 | 07 June 2017

Një person i maskuar mbrëmë ka kryer vjedhje në një barnatore në bulevardin “Boris Trajkovski” në Shkup, me ç’rast ka marrë 70 mijë denarë nga qarkullimi ditor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 

Vjedhja, siç kumtoi policia, është denoncuar rreth orës 21:20 në njësitin për njoftim dhe komandim Shkup. Kryerësi me kërcënim me thikë i ka marrë paratë pas së cilës ka ikur në drejtim të panjohur, njofton AIM.

-Advertisement-

Ndërmerren masa për gjetje të kryerësit dhe për zbardhje të plotë të rastit. /Telegrafi/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera