Lajme

Vidhen 22 ton çokollatë në Gjermani, ja çfarë po bën policia

Autori: Gazeta inFokus 17:10 | 15 August 2017

Në Gjermani janë vjedhur 22 ton çokollatë, ndërsa policia është angazhuar në zbardhjen e rastit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i policisë, Martin Ahlich, deklaroi se gjatë fundjavës në Neustadt është vjedhur një rimorkio ku ishin çokollatat. Ahclih tha se në mesin e çokollatave të vjedhura ndodhen edhe prodhime të brendeve të njohura botërore, vlera e të cilës llogaritet nga 50-70 mijë euro.

Ai shtoi se ai supozohet se autorët e vjedhjes i kanë transportuar me kamion dhe se policia është duke punuar për kapjen e tyre. Sipas tij, ende e është e paqartë nëse autorët e ngjarjes ishin në kërkim të çokollatave apo rimorkios.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera