Lajme

Videoskandali ku përmendet Veseli – PDK mban konferencë

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 23 May 2019

Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë edhe një konferencë për media. Paraprakisht në cilësinë e të parit të Kuvendit, Kadri Veseli sot komentoi skandalin ku i përmendet emri si një nga personat që ka marrë para nga një grup i fajdexhinjve.

Lajmin e ka konfirmuar Zyra për Informim e PDK-së, por nuk ka treguar arsyet e mbajtjes së kësaj konference.

Veseli në cilësinë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës sot në një konferencë për medie pas publikimit të video incizimeve ku shihen disa persona të dyshuar për vepra kriminale duke marrë para dhe duke u thirrur në emrin e tij, ka kërkuar përgjegjësi nga organet e rendit dhe drejtësisë, të cilat sipas videove të publikuara në media, i kanë pasur këto video qe 6 vite dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim ligjor.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera