Videoklipi, Taylor Swift tall Kim Kardashian
Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 31 August 2017
Kënga e fundit e Taylor Swift në tri ditë shkoi në thuajse 76 milionë klikime në Youtube dhe kënga “Look What You Made Me Do” është ngjitur me shpejtësi në klasifikimet botërore.
Videoklipi është ai që duket se ka tërhequr më shumë vëmendje, por edhe kritika ndaj këngëtares së njohur amerikane.
Gjithçka lidhet me një pjesë në të, ky Taylor shfaqet në një vaskë të mbushur plot e përplot me bizhuteri. Së fundmi u bë me dije se bizhuteritë e përdorura ishin që të gjitha origjinale dhe në total kapnin vlerën e 10 milionë dollarëve.
Këmbëngulja e Taylor Swift për të xhiruar këtë skenë me bizhuteri të vërteta është interpretuar si një thumbim i këngëtares ndaj Kim Kardashian, duke i kujtuar asaj grabitjen fatkeqe në Paris.
Në këtë ngjarje, Kim Kardashian u lidh në vaskë nga agresorët, ndërkohë që më pas deklaroi se i kishin vjedhur një sasi prej 11 milionë dollarë bizhuterish, shumë që më pas u ul.
Taylor Swift ka thumbuar edhe DJ David Mueller. Mes 10 milionë dollarëve bizhuteri në vaskë, ndodhet edhe një prerje 1 dollarëshe, si tregues i shumës simbolike që këngëtarja fitoi në gjyqin përballë DJ David Mueller, të cilin e akuzoi për ngacmim seksual.
Të tjera
-
Po voziste në mënyrë të rrezikshme tek rrethi kryesor në Prishtinë, gjobit keq nga Policia
Policia e Kosovës ka reaguar pas pamjeve të publikuara të një veture të cilën...
-
Afër një orë pritje te Dheu i Bardhë
Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë gati në një orë. Sipas Qendr...
-
Një burri në Prishtinë, i dëmtohet vetura nga plumbi qorr
Një burrë në Prishtinë ka raportuar në polici se i është dëmtuar vetura nga n...
-
Regjistrimi i diasporës, sa persona u regjistruan deri tani
Deri më 31 gusht mërgimtarët do të kenë mundësi të regjistrohen si qytetarë j...
-
Kupchan: Kurti t’i dëgjojë aleatët për urën e Ibrit
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-...
-
30 gushti, afati i fundit i koalicioneve parazgjedhore
Subjektet politike deri të premten kanë afat t`i deklarojnë në KQZ koalicione...
-
BE kërkon zbatim urgjent të marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit
Bashkimi Evropian ka bërë të qartë se kërkon nga Kosova dhe Serbia që urgjent...
-
Ndalohet automjeti me targa të Serbisë, kapet duke kontrabanduar mallra
Njësia e TASK FORC-ës -Lindje ( e përberë nga Dogana dhe Policia Kosovës) kan...
-
LDK në Deçan: S’ka asnjë veprim ndaj tre zyrtarëve të komunës të dënuar me burg
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dega në Deçan ka dënuar ashpër pushtetin l...
-
Vizita e Shefit të CIA-së, Haliti: Takim i rëndësishëm me Kurtin, edhe për ta kthjellur atë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, vizitën e shefit të...
-
Haradinaj: Po punojmë që të dalim partia e parë, luftën do ta kemi me LVV-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka folu...
-
Mbi 21 mijë persona me leje qëndrimi në Shqipëri, prijnë qytetarët e Kosovës
Në fund të vitit 2023, numri i të huajve me leje qëndrimi në Shqipëri rezulto...