Rozë

Videoja që u bë menjëherë virale! Artistja e famshme rrëzohet në tapetin e kuq, heq takat dhe…

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 01 March 2022

Artistja e famshme, Selena Gomez, i ka lënë pa fjalë shikuesit kur doli në transmetimin e drejtpërdrejtë këmbëzbathur së bashku me Martin Short, 71 vjeç. E gjithë kjo ndodhi pas një incidenti në tapetin e kuq.

Gomez po parakalonte në tapetin e kuq në “SAG Awards”, ku pas pozave të mrekullueshme me taka të larta u rrëzua.

29-vjeçarja u pa duke u mbajtur pas një burri teksa u rrëzua në gjunjë. Pasi rimori veten, ajo hoqi këpucët dhe u largua zbathur. Selena përveçse pa taka, u paraqit me një fustan të zi të mrekullueshëm dhe me një varëse prej 1 milion dollarësh me më shumë se 200 karat diamante.

-Advertisement-

Shumë persona e duartrokitën yllin e “Disney Channel” pasi i dha përparësi rehatisë mbi modën. Fansat e vunë re menjëherë vendimin e yllit për të hequr dorë nga këpucët – dhe ndanë reagimet e tyre argëtuese në mediat sociale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera