Lajme

VIDEO| Uzurpatorët e Liqenit

Autori: Halil Berisha 18:21 | 24 January 2020

Liqeni i Badovcit është një prej burimeve kryesore të furnizimin me ujë në Prishtinë e rrethinë.

Por, ky resurs kaq i rëndësishëm po rrezikohet nga ndërtuesit.

Një projekt për ndërtimin e një lagje skaj liqenit të Badovcit, e projektuar nga “4M Group”, me ndërtues “Kawa” e investitor Rahim Haradini”, shqetësoi qytetarët.

-Advertisement-

Në largësi rreth 1 km, ndërtimin kanë filluar edhe dy lagje tjera.

“Marigona Hill” është larg 1 km nga liqeni i Badovcit.

Këtu investitori planifikon ndërtimin e 90 shtëpive, 115 tarraciere, 315 banesa e 100 lokale.

Veç kësaj, jo më larg është edhe “Royal Prishtine”, lagje tjetër e planifikuar për tu ndërtuar në këtë vend.

Kjo më pak se 1 km larg liqenit të Badovcit, synon ndërtimin e 237 shtëpive.

Reagime të shumta erdhën nga qytetarët.

Këta u mblodhën në një grup në Facebook ku për pak ditë u bën mbi 30 mijë anëtarë.
Reagimi i shumtë alarmoi Komunën e Prishtinës dhe Ministrinë e Mjedisit.

Derisa Shqend Ahmeti e Fatmir Matoshi fajin po ja hedhin njëri tjetrit kundërshtimet për këto lagje po rriten.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera