Fun & Video

Video/ Shikoni manovrën e rrezikshme të helikopterit gjatë një operacioni shpëtimi

Autori: Gazeta inFokus 11:14 | 10 January 2020

Skijimi është një sport sa i bukur aq edhe i rrezikshëm për ata që e ushtrojnë, sidomos në kushte të vështira klimatike.

Ky është momenti kur një ekip shpëtimi me helikopter arriti të shpëtojë një grup skiatorësh në alpet franceze.

Njëri prej tyre ishte i plagosur në këmbë dhe nuk mund të lëvizte prandaj ata lajmëruan për ndihmë.

Për shkak të terrenit të thepisur, helikopteri nuk mundej të ulej. Piloti i helikopterit iu afrua sa mundej skiatorëve me anë të një manovre spektakolare.

Ngjarja ndodhi në 2 janar.

Në një intervistë për BBC, piloti deklaroi se ishte një manovër për të cilën bëhet shumë përgatitje pavarësisht se përdoret në raste të rralla.

Të tjera