Fun & Video

Video/ Shihni momentin drithërues kur policja shpëton jetën e burrit me karrocë në shinat e trenit

Autori: Gazeta inFokus 10:33 | 14 August 2020

Një police e quajtur Erika Urrea nga Kalifornia, ka shpëtuar jetën e një 66-vjeçari i cili kishte ngecur tek shinat e trenit me karrocën e tij.

Ndërkohë që treni po i afrohej burrit me karrocë, policja e pa, ndali makinën dhe vrapoi për të shpëtuar atë.

Ajo tentoi ta lëvizte me karrocë por ishte e pamundur. Disa sekonda para se treni të godiste burrin, policja arriti ta largojë atë nga karroca dhe ta hedhë në tokë.

-Advertisement-

Në këtë mënyrë policja i shpëtoi jetën burrit 66-vjeçar duke rrezikuar dhe veten. Burri pësoi dëmtime në këmbë dhe u dërgua direkt në spital.

“Oficerja Urrea rrezikoi jetën e saj për të shpëtuar një tjetër jetë dhe veprimi i saj parandaloi një tragjedi sot. Ne jemi jashtëzakonisht krenarë për oficerin Erika Urrea dhe heroizmin e saj”, tha departamenti i policisë.

E gjithë pamja është filmuar nga kamera që policja mbante në uniformën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera