Lajme

Video rrëqethëse e pasluftës, zyrtarja e lartë në Presidencë kur ishte 3-vjeçare: Millosheviqi është në burg se i ka prerë fëmijët

Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 29 September 2021

Zyrtarja e lartë në Presidencën e Kosovës, Vesa Bujupaj, ka ndarë një video rrëqethëse të saj nga koha e pasluftës. Në këtë video, ajo si 3-vjeçare flet për regjimin e Millosheviqit, raporton Express.

Duke folur me nënën e saj, ajo dëgjohet duke thënë se Millosheviqin e kanë dërguar në burg sepse i ka prerë fëmijët.

“E kanë çu Millosheviqin në Hagë. I ka pre fmitë. E kanë shti në burg, s’mundet me çel derën”, dëgjohet duke thënë ajo në video.

-Advertisement-

Poshtë kësaj video, ajo ka thënë se pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë, derisa ka kujtuar fëmijët që janë vrarë në luftë dhe ata që janë ende të zhduku/
Tri vjeçe! Çfarë traume! Por, 20 vjet pas asaj eksperience traumatike, frika është kthyer në forcë. 1.024 fëmijë humbën jetët e tyre gjatë luftës dhe 109 janë akoma të zhdukur. Përsëris: 1.024 humbën jetët dhe 109 janë të zhdukur!”, ka shkruar tutje ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera