Sport

Video: Reali prezanton fanellat e reja, surpriza me lojtarët e përzgjedhur

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 07 June 2019

Real Madridi ka prezantuar me një video fanellën e re për sezonin 2019-20. “Los Blancos” nuk kanë ndryshuar shumë dhe i kanë qëndruar strikt historisë së tyre.

E bardha është dominante dhe në fanella nuk mungojnë as disa shirita të artë për mbretërorët. Në klipin e prezantimit kanë qenë dhe lojtarët që priten të largohen. Gareth Bale, Keylor Navas dhe Isco janë me skuadrën, mbase madrilenët kanë ndryshuar kurs në merkato.

Trajneri Zinedine Zidane ka ardhur me qëllimin e qartë për të rikthyer ekipin spanjoll aty ku i takon pas një sezoni skandaloz.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera