Fun & Video

Video që po thyen rrjetin / “Dil nga studio, jeni me Covid”, dy prezantueset përzihen nga emisioni

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 27 September 2021

Një situatë e pazakontë ka ndodhur në televizionin amerikan ABC. Dy prezantuesit u përballën me një situatë të sikletshme pasi në mes të shfaqjes iu kërkua të linin studion pasi rezultuan pozitive me COVID-19.

Ana Navaro dhe Sunny Hostin, të dyja të vaksinuar, u larguan nga studio televizive disa minuta pasi zv.Presidentja e SHBA Camala Harris do dilte për një intervistë në studio.

“Unë mendoj se diçka po ndodh këtu për të cilën nuk jam 100 për qind e vetëdijshme. A mund të më informojë dikush për situatën “, thotë Joe Behas.

-Advertisement-

“Ju të dy duhet të largoheni nga studio,” erdhi një zë nga pas kamerave. Behar filloi të bëhej gati për të prezantuar nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara atje, kur një zë tjetër pas kamerave tha “jo”.

Emisioni u ndërpre për disa minuta dhe u fut një bllok publicitar, pasi rifilloi iu bë me dije shikuesve se Sunny dhe Anna duket se kanë rezultuar pozitive për COVID-19 dhe duhet të largoheshin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera